Operacioni në Fier, Xhafaj: Spastrim të plotë grupeve kriminale

Postuar: 15/11/2017 - 19:26

   Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgëzuar finalizimin me sukses të operacionit të zhvilluar nga autoritetet në Fier, ku u prangosën 3 persona të akuzuar për drogë, vrasje e rrëmbime.

Gjatë operacionit “Forca e Ligjit” u sekuestruan gjithashtu makina të blinduara dhe pasuri.

Në një postim në rrjetet sociale gjatë orëve të pasdites, Xhafaj shkruan: “Në Fier u realizua goditja e parë e #ForcaELigjit: një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses!”.

“Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre”, thekson Ministri më tej.

Operacioni “Forca e Ligjit” shënoi sot goditjen e parë ndaj një grupi kriminal që në skedën operacionale figuronte me aktivitet në veprimtari të rënda, ku përmenden trafik droge, vrasje dhe rrëmbime në zonën e Fierit. Në pranga ranë Kujtim Kuçi, Bashkim Ahmeto (Kuçi), si dhe Dritan TushaAtyre iu sekuestruan armë e lëndë narkotike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për herë të parë ka folur për investimin e kryer disa vite më parë me iniciativë të ish-minist

Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar një dilemë të madhe për shumë qytetarë shqiptarë që iu është refuzuar një apo disa herë, viza për

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj kërkon hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës.

Ky është Ardjan Iljazaj, drejtori i ri i Hipotekës së Durrësit, emri i të cilit u bë publik sot nga Ministria e Drejtësisë në listën me e

Ministria e Drejtësisë ka bërë publike sot listat me emrat e drejtuesve të rinj të Hipotekave në vend, pas testimit me shkrim dhe intervi

Ekzekutimi mafioz i një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, bëri bujë në mediat e shtetit helen por edhe ato shqiptare.

Klajdi Gjeçi është autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në makinën e pronarit të një pike intertesh në kryeqytet, ngjarje e ndodhur m

Zbulon të tjera detaje nga arrestimi i taksistit, që merrej me shpërndarje kokaine në Tiranë.

Reshjet masive të shiut të cilat përfshinë vendin tonë gjatë fundit të muajit nëntor, shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Durr