Organizatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve: Shahini të japë dorëheqjen!

14/02/2020 - 10:59

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në vendin tonë kanë protestuar para godinës së Ministrisë së Arsimit lidhur me skandalet seksuale të publikuar në media.

Përfaqësuesit e OSHC-ve, kërkuan dorëheqjen e Ministres Besa Shahini, pasi heshtja dhe mosreagimi i saj përbën një akt pranimi të këtyre ngjarjeve, sipas tyre.

REAGIMI I PLOTË

Organizatat e shoqërisë civile që çdo ditë punojnë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, protestuan përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Ngjarjet në rritje të dhunës seksuale e fizike që po raportohen shumë shpesh nga mediat dhe emisionet investigative në Shqipëri, e kanë kthyer këtë MASR, në një institucion që duhet të marrë përgjegjësi urgjente.

Përfaqësuesit e OSHC-ve, kërkuan ndër të tjera edhe dorëheqjen e Ministres së Arsimit Besa Shahini, pasi heshtja dhe mosreagimi i saj përbën një akt pranimi të këtyre ngjarjeve. Drejtori Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, ju drejtua institucionit më të lartëmenaxhues të arsimit në Shqipëri, duke kërkuar: “Një proces të gjerë, urgjent dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit psikologjik të mësuesve, edukatorëve dhe çdo personi tjetër që ka kontakt me fëmijët në mjediset e institucioneve arsimore publike në vend”. Protestuesit kërkuan nga Ministria e Arsimit;

• Heqjen e liçensave dhe moslejimin e tyre në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies për gjithë jetën për çdo mësues, edukator dhe person ndihmës që ushtron dhunë të vërtetuar ndaj fëmijjëve;

• Pezullim nga puna e të gjithë mësuesve, edukatorëve e punonjësve të tjerë që kanë kontakt me fëmijët, dhe që janë në dijeni të dhunës së ushtruar e nuk e denoncojnë atë.Mosdenoncimi i dhunës është KRIM!

• Ngritjen e mekanizmave të raportimit mbi dhunën në mjediset e shkollave, kopshteve e çerdheve, dhe ndërgjegjësimi i punonjësve të arsimit për këto mekanizma;

• Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartojë urgjentisht Kodin e Sjelljes/ Etikës me Fëmijët.Të gjithë punonjësit e arsimit në Shqipëri, që janë në kontakt me fëmijët, të firmosin këtë Kod e bashkangjitur me kontratën e punës.

Vetëm disa ditë më parë, publiku shqiptar u njoh nëpërmjet një emisioni investigative, me dy forma të dhunës seksuale dhe fizike që ushtrojnë mësuesit dhe edukatorët ndaj fëmijëve dhe nxënësve në institucionet arsimore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy të rinjtë që i ndërprenë fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit së studentëve të Mjekësisë janë shoqëruar për në

Kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohej ceremonia e diplomimit në studentëve të Mjekësisë, k

Në një takim me operatorët turistikë që operojnë përgjatë vijës bregdetare të Kavajës dhe Rrogozhinës, ku të pranishëm ishin edhe drejtue

Është mbyllur afati i tenderimit për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë – Durrës dhe një zgjatimi të ri Kashar-Rinas.

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën "arrest me burg" për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndë

Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po rikandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurenber

SPAK kërkon sekuestrimin e 8 pronave në Shqipëri në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Nga data 7 shkurt deri më tani, OFL ka dërguar

Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë është nënshkruar në Pra

Bota i dha 1.15 miliardë euro donacione dhe kredi qeverisë Rama për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të 2019-

Policia e Shtetit ka reaguar për sasinë e madhe të kokainës që u kap në Maqedoninë e Veriut, e cila kaloi përmes Shqipërisë.