OSBE apel të fortë opozitës: Molotovi, gurët dhe shashkat të papranueshme!

25/05/2019 - 13:07

OSBE ka bërë apel para protestës së sotme kombëtare të opozitës se duke thënë se hedhja e gurëve dhe shashkave është e papranueshme.

Ndërsa kërkoi nga drejtuesit e protestës të jenë të përmbajtur.

"E tërë familja e OSBE-së -- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella -- e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019.

Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë.

Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e sotme në Shqipëri ra një tërmet i fuqishëm, më i forti i 30 viteve të fundit, i cili shënoi plot 5.8 ballë. 

Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi të lënduarit nga tërmeti në spitalin rajonal të Durrësit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një konferencë për mediat në këto momente shprehet se lëkundjet fillestare të tërmetit do të pasohen

Pas lëkundjes së frikshme prej 5.8 ballësh që tronditi të gjithë vendin, por veçanërisht Durrësin dhe zonat përreth ku dhe ishte epiqendr

Dëmtime të shumta ka pësuar një pallat tek Shkëmbi i Kavajës, ku lëkundjet e tërmetit janë ndjerë mjaft të forta.

Rritet bilanci i personave të lënduar në Durrës nga tërmetet e frikshme të rëna pasditen e sotme.

Të tjera pallate janë krisur në Durrës. Pallatet ndodhen në lagjen nr.17, në afërsi të stacionit të trenit.

Dëme të shumta materiale janë shkaktuar nga dy lëkundjet e forta të tërmetit edhe në Shijak e Sukth.

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit me epiqendër veriun e Durrësit kanë shkaktuar shembje të Shkëmbit të Kavajës.