OSBE reagon për Indeksin e Korrupsionit në Shqipëri

23/01/2020 - 19:16

OSBE-ja ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2019, i cili tregonte se vendi ynë ka humbur 7 pozicione në renditje nga viti i shkuar duke zbritur nga vendi 99 në 106 nga 180 vende që analizohen në të gjithë botën.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, OSBE shkruan se prirja ndaj luftës së korrupsionit mbetet shqetësuese dhe i bën thirrje institucioneve publike të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

Postimi i OSBE:

Vërejmë me keqardhje vijimin e përkeqësimit të perceptimit publik ndaj korrupsionit në vend, siç dëshmon Indeksi më i fundit i Transparency International, rezultatet e të cilit u botuan sot. Shqipëria shënoi një pikë më pak në krahasim me vlerësimin e vitit 2018, duke humbur shtatë vende në klasifikimin global. Prirja e përgjithshme negative në rajonin e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, sa i përket luftës kundër korrupsionit mbetet shqetësuese.

Në dritën e gjetjeve të Transparency International, Prezenca e OSBE-së i bën thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese të vijojnë zbatimin e reformës në drejtësi dhe atyre kundër korrupsionit, të sigurojnë integritet dhe transparencë më të madhe institucionale në shpenzimet publike, si dhe të zgjerojnë hapësirën për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në monitorim të pavarur.

Meqenëse analiza mbarëbotërore e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit këtë vit thekson nevojën për adresimin e korrupsionit në zgjedhje, përsërisim thirrjen tonë për reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, përfshirë ato lidhur me financimin e partive dhe të fushatave zgjedhore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë në gjykatën e kryeqytetit, pasi i ka prerë flokët gruas në mënyrë që ajo mos të dilte dhe

Gëzim Çela bënte një ecje të përditshme buzë detit në Durrës, deri atëherë kur në shëtitoren bregdetare të qytetit filluan punimet e riko

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kan

Ka ndërruar jetë 45-vjeçari nga Skrapari i cili u soll ditën e sotme në Tiranë për shkak të problemeve të rënda me rrugët e frymëmarrjes.

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavir

Policia Bashkiake e Durrësit bën një apel për të gjithë qytetarët dhe subjektet private, që hedhin mbeturina në mënyrë abuzive.

Pas dorëheqjes nga detyra e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka dhënë detaje nga vendimi i tij.

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu.

Shefja e Poliklinikës së Specialiteteve, Ardiana Hate, thotë për DurrësLajm se bota është përballur me viruse të ndryshëm çdo sezon dimër

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të Anita Jellës, me funksion prokurore/Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë