OSHEE Durrës bën të ditur se ka bërë investime në zonën e Plazhit (lagja nr.13), rrugën “Pavarësia” dhe në zonën e Shkozetit (lagja nr.14), rruga “Bajram Tusha”.

OSHEE Durrës njofton se ka ndërruar matësit mekanikë me matës elektronikë, duke mundësuar kështu “efikasitet në leximin dhe printimin e faturave, uljen e nivelit të humbjeve dhe eliminon mundësinë e abuzimeve në sistemin e matjes”.

“Për të rritur cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe për të eliminuar humbjet në rrjet u sistemuan kabinat, u ndërruan bokset kolektive në pallate, të cilët u japin mundësi abonentëve të verifikojnë leximin e matësit të tyre në kohë reale, gjithashtu u ndërruan matësit mekanikë me matës elektronikë, gjë e cila rrit efikasitetin në leximin dhe printimin e faturave, ul nivelin e humbjeve dhe eliminon mundësinë e abuzimeve në sistemin e matjes”,- bën të ditur OSHEE Durrës.

Sistemimi i këtyre matësave dhe kasetave elektrike është bërë nga Grupi Operativ Plazh konkretisht tek pallatet e Entit të Banesave, pallati i Portit Shkozet Boksi nr 1 dhe Boks nr 2, dhe tek pallati B. Gashi Plazh.