Katër raste të tjera janë konstatuar me vjedhje të energjisë elektrike në qytetin e Durrësit, në vazhdim të aksionit të Task Forcës kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Ditën e djeshme më 21 nëntor, policia bën me dije se punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar vjedhje të energjisë në 4 banesa në lagjen nr.14 (Shkozet).

Njëri prej pronarëve të banesave është shpallur në kërkim.

Më datë 21.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për këta shtetas:

*Për shtetasin R.E, vjeç 58, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 

*Për shtetasin D.M, vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 14, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. 

*Për shtetasin F.N, vjeç 36, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

*Po punohet për kapjen e shtetasit M.N., vjeç 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.