OSHEE Durrës njofton se në kuadër të investimeve që do të kryhen në rrjetin 110KW Rrashbull-Sallmone (Sukth) do të ndërpritet energjia elektrike në disa njësi administrative të Durrësit dhe Shijakut, në datat 26 dhe 28 shkurt, si dhe 2 mars.

Njoftimi i OSHEE mbi ndërprerjet e energjisë:

Njoftim stakimi i #OST për disa zona në #Durrës, datat 26, 28 shkurt dhe 2 mars

Në kuadër të #investimit nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a) në rrjetin 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (#OSSH sh.a), si masë sigurie, duhet të #stakojë energjinë elektrike në disa zona, njësi administrative të Durrësit.
Referuar kërkesës së OST, energjia do të stakohet nga #ora 08:00 deri në orën 15:00, #datat 26 dhe 28 shkurt, si dhe më 2 mars 2020.
#Zonat e prekura nga ky stakim dhe këto data, janë:
Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë #Sukth, Hidrovori, (Lagjjae Stallave), “4 Rrugët”, bizneset përgjatë autostradës Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, #Maminas, Sallmone, Gjiri i #Lalezit, Kompleksi Lura dhe Shenavlashi.

Datat 28 shkurt dhe 2 mars, ora ‪08:00 deri në 15:00, pa energji në Rrethin #Shijak / “Kompleksi Gjoka”.