"Stop trafikimit të qenieve njerëzore", organizohet Tryeza Teknike në Durrës (FOTO)

17/10/2019 - 15:39

Në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, sot u organizua një takim me Tryezën Teknike nën drejtimin e Prefektit të qarkut Durrës, Roland Nasto, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në këtë kakim ishin të pranishëm përfaqësues anëtarë të kësaj Tryeze Teknike nga Bashkia Durrës, Shijak, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Njësisia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Drejtoria Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore si dhe Organizata World Vision.

Në fjalën e tij, Prefekti vlerësoi rëndësinë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në promovimin e vlerave universale dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Prefekti vuri theksin në angazhimin e institucioneve, koordinimin e tyre për të krijuar një mjedis mbështetës, mbrojtës, kundër çdo fenomeni që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Në takim nga të pranishmit u prezantua veprimtaria e tyre, u ngritën problematikat e konstatuara nga puna në terren si dhe u diskutua mbi sfidat dhe sukseset në punën e tyre të përbashkët me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të reja, dhënien e rekomandimeve në funksion të përmirësimit të punës së tyre në të ardhmen.

Organizata World Vision duke synuar fuqizimin e kapaciteteve dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, neglizhimi, shfrytëzimi dhe forma të tjera të abuzimit nëpërmjet trajnimeve specifike ka punuar me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Met Hasa" në mënyrë që këta fëmijë të kënë një rol aktiv, parandalues dhe reagues, të kuptojnë këto fenomene me qëllim jo vetëm rritjen e njohurive për fenomenet shqetësuese që prekin jetët e tyre, por dhe t’i raportojnë këto raste edhe të përcjellin informacionin dhe te fëmijët e tjerë.

Në përfundim, përfaqësuesja e Organizatës World Vision prezantoi projektin e Qendrës së re të Emergjencës për viktimat e trafikimit, e cila do t'iu vijë në ndihmë dhe iu përgjigjet nevojave të drejtpërdrejta të çdo rasti problematik që mund të konstatohet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

20 Deputetë të Parlamentit Evropian dënojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, si një vlerë e rëndësishme historike dhe kulturore e Shqipër

Fundjava nuk do ketë mot të favorshëm paralajmërojnë sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar.

Është zbardhur draft-opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, e cila ngjalli një përplasje të ash

Një peshkarexhë në Durrës u përfshi nga flakët mesditën e sotme teksa ndodhej 6 milje nga bregu, në drejtim perëndim të Porto Romanos.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, reagoi pas zemërimit që ka shpërthyer në opinionin publik me qëndrimet që mbajti sot, kur justifi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sulmoi të premten në një seancë parlamentare online nënën e një fëmije të dhunuar nga ofice

Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme si

Nëna e djalit 14-vjeçar të dhunuar pak ditë më parë nga efektivët e policisë ka përgënjeshtruar në një intervistë për Abc News deklaratën

Një konflikt mes anëtarëve të grupit të Avdylajve dhe gardianëve të burgut 313, ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të urdhë