"Pa bonus qiraje e pa informacion për fatin e pallatit", banorët në protestë, takohen me kryebashkiaken e Durrësit (VIDEO)

05/06/2020 - 16:44

Pas 10 ditësh, banorët e kompleksit "Jedas" në Durrës janë rikthyer protestës para bashkisë së qytetit mëngjesin e sotëm.

Ato kërkojnë sqarim lidhur me procedurat që po ndiqen për fazën e rindërtimit të pallatit ku para tërmetit të 26 nëntorit banonin 280 familje në lagjen nr.17.

Orgeta Sinollari, përfaqësuese e familjarëve që prej më shumë se 6 muajsh kanë braktisur banesat e tyre, thotë se krahas mungesës së informacionit për fatin e pallatit, banorët nuk kanë informacion as për ndërprerjen e bonusit të qirasë.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ka pritur në një takim një grup banorësh dhe i ka sqaruar lidhur me problemin e tyre për të cilin kanë protestuar herë pas here.

"Informacioni i vlefshëm që ne morëm është që tashmë do kalojmë në hapat e përgatitjes së projektit për kryerjen e analizave të thelluara që më pas do t’i kalohet qeverisë për financim. Ajo që kryetarja na konfirmoi është që ne privatisht, nëpërmjet firmës së ndërtitmit, duke qenë se është ende në treg, mund të përgatisim një projekt-raport dhe të kalojë për oponencë pranë Institutit të Ndërtimit. Për ne është gjë pozitive", thotë Sinollari para mediave.

Kompleksi "Jedas" është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në 5 katet e para të tij.

Në raportin e ekspertizës së thelluar që disponojnë banorët, sugjerohet që pallati mund të riparohet, pasi ka dëmtime të lehta në strukturë dhe dëmtime të rënda në muraturë.

Sugjerim i cili, ngriti në protestë banorët më 26 maj, të cilët kërkonin siguri për jetën dhe një vendim zyrtar lidhur me pallatin shumëkatësh.

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d