Pafajësia e Tom Doshit nuk pranohet! Prokuroria ankimon vendimin në apel

Postuar: 19/07/2018 - 20:29

   Prokuroria e Tiranës këmbëngul në shpalljen fajtor të deputetit Tom Doshi për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Pak ditë pasi deputeti fitoi pafajësi në procesin gjyqësor ku ishte i bashkëpandehur me ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, prokuroria ka ankimuar vendimit.

Sipas burimeve, prokuroria pretendon se gjykata ka gabuar kur ka pushuar akuzën për Doshin dhe kërkon ndryshim të vendimit.  Deputeti Doshi u akuzua se në bashkëpunim me Frrokun e Bamin fabrikuan një skenar për eliminimin fizik të tij.

Në vendimin e datës 4 Korrik, Shkalla e Parë e Tiranës i dha pafajësi deputetit, por dënoi me nga 8 muaj burg Mark Frrokun e Durim Bamin. Ndonëse u fajësuan dhe dënuan, asnjëri prej tyre nuk shkoi në qeli, pasi për Frrokun dënimi u peziullua, ndërsa për Bamin u shua, pasi masa e dënimit ishte me e vogël se koha e qëndrimit të tij në paraburgim./abcnews.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit, të cilat duan të dinë rreth paisjes

Të gjithë ata që nuk mundën të pushojnë në verë, fillim-vjeshta ka qenë e përsosur për të pushuar në bregdet.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Lufta kundër trafikimit dhe mbajtjes së armëve” ku prezantoi s

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka prezantuar raportin e përgjithshëm të Prokurorisë për vitin 2017.

Drejtoritë dhe komisariatet në të gjithë vendin kanë marrë urdhër nga Tirana për organizimin e ri, “Zonat Policore”.

Me shterimin e listës së parë prioritare me 57 prokurorë dhe gjyqtarë të niveleve të larta, përkatësisht edhe kandidatë për dy organet kr

Shqipëria do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në zonat qëendrore dhe jugore.

   I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) i cili u la i lirë në muajin gusht me një vendim të gjyqtares Herila Çela, i shpëton sër

   Një grup i FNSH-së, të maskuar me një makinë civile kanë ndaluar në mënyrë të befasishme në disa rrugë kryesore në Durrës duke ushtrua

   Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë për vitin 2017.