Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pallatet DS4, Sako: Brenda muajve korrik-gusht të këtij viti i kthejmë normalitetin familjeve durrsake (VIDEO)

06/03/2021 - 22:39

Gjatë bashkëbisedimit online me të rinjtë votues për herë të parë, kryebashkiakja e komanduar e Durrësit, Emiriana Sako tha se ka filluar procesi i rindërtimit për 4 pallatet e para të klasifikuara DS4, dy në zonën e plazhit dhe dy në qytet.

Sako u shpreh se me marrjen e projekteve do të fillojë puna në objektet e tjera për të pasur mundësinë që t'i kthejnë normalitetin familjeve brenda muajit korrik-gusht të këtij viti.

"Objektet DS4 kanë pësuar dëme të mëdha në strukturë dhe tipologjia e problematikave ka qenë e ndryshme. Ne kemi rreth 120 objekte, pallate shumëkatëshe të cilat kanë patur këtë problematikë, mbas etapave të realizimit të ekspertizave nga ana e Institutit, kemi kërkuar një fond në qeverinë shqiptare për realizimin e projektit të detajuar duke kryer edhe analizat përkatëse, provat e betonit, qëndrueshmërinë e objektit, piketimin, aspektin gjeologjik të tyre dhe aktualisht janë hartuar rreth 15 objekte të cilat janë duke u konsideruar nga Instituti i Ndërtimit, duke u bërë oponencat teknike të këtyre projekteve në mënyrë që të fillojmë me financimin dhe rehabilitimin e tyre. Aktualisht ky proces pune ka filluar për katër objektet e para, janë dy në zonën e plazhit dhe dy në qytetin e Durrësit dhe me marrjen e këtyre projekteve ne do të fillojmë punën me objektet e tjera për të pasur mundësinë që t'i kthejmë normalitetin këtyre familjeve brenda muajit korrik-gusht të këtij viti", tha ajo ndërsa falenderoi të riun për këtë pyetje, pasi sipas saj është shumë e rëndësishme për procesin e rindërtimit që të dihet kjo fazë e këtij procesi se ku ndodhet.

Sa i përket rehabilitimit të ambienteve të përbashkëta, Sako tha se "kemi marrë mbështetjen për të bërë riparimin e rreth 600 pallateve të cilat shtrihen në të gjithë Durrësin. Puna konsiston në rehabilitimin e ambienteve të hyrjes, shkallës, muraturave të jashtme të cilat qytetarët nuk kanë patur mundësinë t'i realizojnë vetë. Ne kemi përzgjedhur 9 kompani të ndryshme të cilat po kryejnë parallel këtë punë në qytet, rreth 400 pallate kanë përfunduar punën, duke i bërë objektet më të qëndrueshme, më të forta dhe i kanë rritur vlerën pronës.

Sa i takon punës për banesat individuale ka filluar puna për 500 objekte. Këshilli Bashkiak Durrës ka miratuar 1000 objekte të cilat do të ndërtohen nga e para. Ka disa prej tyre të cilat për arsye teknike, për arsye të vendndodhjes në territor, për arsye të pronësisë së vogël, nuk mund të ndërtohen po aty ku janë. Për këto familje ne kemi dhënë mundësi të marrin grantin e rindërtimit, të marrin lejen e ndërtimit dhe t'i kryejnë vetë punimet.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama, bashkë me biznesmenin Mohamed Alabbar janë duke prezantuar projektin për portin e ri turistik të qyte