Pallatet e ish-deputetit socialist, Hazir Gashi, lum akuzash ndaj tij për cilësinë e punimeve (VIDEO)

10/12/2019 - 22:58

Një numër i madh pallatesh që patën dëme në qytetin e Durrësit ishin të një ish deputeti tjetër. Hazir Gashi u bë deputet me listat e Partisë Socialiste në vitin 2009 në qarkun e Durrësit.

Biznesin në fushën e ndërtimit me kompaninë e tij DRANOVA shpk e ka filluar qysh në vitin 1994. Është një ndër ndërtuesit kryesor në qytetin e Durrësit. Por tërmeti e nxori edhe si një ndër firmat me pallatet më të dobëta. Ky kompleks gjigant banimi ndodhet në lagjen 17 në Durrës. Ai është totalisht i plasaritur në pjesën e mureve dhe aty nuk mund të banohet. Ndërkohë pallate të tjera shumë afër nuk kanë pësuar asnjë dëm. Diferencën e ka bërë patjetër cilësia e punimeve.

Ky grup banorësh presin me ankth se çfarë do të vendoset për pallatin e tyre. Në këtë pallat Hazir Gashi e ka marrë lejen nga ish – kryetari i Bashkisë Lefter Koka në vitin 2005. Leja e ndërtimit thotë që pallati do të ndërtohet me 12 kate. Por në fakt sot pallati ka 13 kate. Pra, një kat shtesë nga projekti fillestar. Reagimet e qytetarëve ndaj ish-deputetit kanë qenë të ashpra, ku një lum akuzash dhe thirrjesh për të pranuar fajin i drejtohen atij në rrjetet sociale.

 “Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje!” /TCH

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën mërkurë, më 29 janar 2020 pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak Durrës.

Në mbledhjen e fundit të Shtabit të Emergjencave në Durrës është bërë një përmbledhje e situatës së deritanishme në terren përsa i përket

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, Selim Belortaja ka këshilluar shqiptarët të shtyjnë udhëtimet dhe kontaktet fiz

Paraditen e kësaj të shtune, banorët e Xhafzotaj janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e Vilson Tafçiut. Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar.

MeteoAlb parashikon se pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat shtohen gjatë orëve të pa

Pas takimeve këshilluese me prokurorë dhe inxhinierë italianë, ekspertë në analizimin e cilësisë së godinave pas tërmeteve, Prokuroria e

Nëse keni bërë plane për fundjavën, kini parasysh se nuk do te jeni në shoqërinë e motit me diell.

Nuk ka optimizmin e Komisionerit për Zgjerim Varhei, por dhe Presidenti i Këshillit Europian, duke folur në Tiranë në krah të kryeministr

Fatura 1 miliardë euro që kryeministri Edi Rama deklaroi si dëm të tërmetit në takimin me homologun italian Conte është rezultat i një ra