Pallatet kanë probleme në strukturë, banorët në Durrës kundërshtojnë rikonstruksionin: S'kemi siguri (VIDEO)

20/11/2020 - 15:43

Banorët e disa pallateve në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës kanë kundërshtuar riparimin e objekteve që kanë pësuar dëme të rënda një vit më parë nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Qytetarët shprehen se në këto godina nuk janë bërë verifikimet e detajuara, pasi kolonat e pallateve janë të dëmtuara.

Violeta Myhedini, anëtare e Këshillit Bashkiak Durrës, banore në një prej pallateve në fjalë thotë se punonjësit e firmës kanë filluar punimet pa njoftuar banorët, duke ju dëmtuar edhe plaçkat.

"Kanë ardhur kanë prishur muret, kanë dëmtuar plaçkat brenda, pa i njoftuar (banorët). Kanë filluar stukimet me shkumë, dhe me një spruco bojë dhe ka mbaruar pallati. Ky është rikonstruksioni", thotë këshilltarja Myhedini.

"Ne po ua sjellim vdekjen qytetarëve. Janë ata, pushtetarët që po e bëjnë këtë.", vijon ajo ndërsa kërkon që ekspertët të bëjnë inspektimet e nevojshme.

"15 kollona i ka të dëmtuara pallati jonë dhe ata zotërinjtë thanë se ne nuk i rregullojmë sepse nuk kemi fonde. Dhe unë i kam pezulluar (punimet). Nuk e lejoj firmën, si mund të futem unë aty. Nesër bie një tërmet nuk mban njeri përgjegjësi. Nuk kemi siguri."

"Kam kërkuar një kontroll kolonash që në fillim nuk na është bërë. Më kanë thënë shko vetë privatisht tek Instituti i Ndërtimit Tiranë. Duhet të kapësh një mik atje që të dërgosh letrat."

"Do të bënin muret, pa parë kolonat. Duhet të shikosh edhe kolonat. Punëtorët thanë se do t’i mbyllin muret dhe do të ikim ne, kshu na kanë thënë. Si mund të mbyllësh muret ti, pa parë kolonat që janë të tëra copë?! Ne duam të bëhet çfarë është më e mira", shprehen banorët.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.

Nga 15 tetori kur hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyruar të maskës në rrugë e deri më sot, janë vendosur thuajse 19 000 gjoba

Situata e infektimeve nga Covid në Shqipëri vijon të paraqitet e rënduar. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit ja

Pasditen e 3 tetorit, forcat e ushtrisë së repartit të xhenios përdorën 130 kilogramë eksploziv për shembjen e një pallati përbri drejtor

Grupimi "Bicycle Durrës" ka zhvilluar paraditen e sotme një pedalim në kuadër të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë.

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Lirohet Admir Çerpja, një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë që u vu në pranga për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar 108-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

28 nëntori i 2020 shënon 108-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta.