Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrrah , ditën e nesërme, wemë 4 qershor.

IKMT, në një njoftim për mediet thekson se të gjithë banorët e zonës, në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit, nga ora 11.00-17.00 duhet të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter si dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Për shembjen e këtij pallati pati dy variante, me shpërthim të komanduar dhe me mjete të rënda. Banorët dhe bizneset kërkuan që shembja e pallatit të bëhej me mjete të rënda për të evituar dëmtimet në godinat dhe pronat e tyre, por IKMT zgjodhi variantin me shpërthim, që pritet të ndodhë nesër rreth mesditës.