Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe njëherë apel shqiptarëve që të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë masat strikte të qeverisë, pasi koronavirusi nuk fal.

Ai ka publikuar edhe një video, ku shfaqet situata mjaft e vështirë në spitalin kryesor të Bergamos, një nga spitalet më të famshme të Evropës.

“HAPINI SYTË E VESHËT DHE SHIKOJENI E DËGJOJENI VETË, SE ÇFARË I GJEN ATA QË NUK DUAN TA MARRIN VESH NË KOHË QINDIN QË TË PUNON KY ARMIK QË PO LUFTOJMË!”,- shkruan Rama.

Rama bën apel që fëmijët të mos i shohin pamjet filmike, pasi janë vërtet të rënda.