Pandemia Covid-19/ “Call Center”-at nisin shkarkimet e punonjësve

07/04/2020 - 17:19

Edhe industria e Call Center është duke nisur shkarkimet masive të punonjësve për shkak të prekjes nga tërheqja e klientëve si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Teleperformace, një nga kompanitë më të mëdha në këtë sektor, me mbi 2200 punëtorë, u ka dërguar këtë njoftim dhjetëra punëtorëve, ku u kërkon pezullimin e marrëdhënieve të punës deri në përfundimin e kësaj situate të vështirë financiare. Tonin Preçi, kryetar i Sindikadës së Punonjësve në Call Center thotë në një intervistë me Skype se shkarkimet kanë nisur edhe në kompani të tjera.

“Dje është dhënë njoftimi për rreth 50 punonjës, por nga informacionet që kemi pritet të ketë numër më të madh.”

Punëtorët e shkarkuar kërkojnë që qeveria, kompanitë dhe sindikata të nisin bisedimet për një zgjidhje në këtë situatë, pasi peshën e krizës që po shkaktohet nga koronavirusi nuk mund ta mbajë vetëm punëtori.

“Të nisim bisedimet me qeverinë dhe kompaninë, nuk mund ta mbajë vetëm punëmarrësi peshën e kësaj krize. Ne na është thënë të mos shkojmë në punë sa të mbarojë situata, por nuk do të paguhemi, ndërsa i bie që nuk do të kemi të ardhura as për të ngrënë.”

Në argumentimet e kompanive të Call Center thuhet se klientët janë duke ulur orët e punës së shërbimeve që kërkojnë me operatorët, për shkak të situatës së bllokimit të aktivitetit ekonomik në të gjithë botën. Industria e Call Center, ashtu si dhe shumë biznese të tjera që janë të mëdhenj dhe me numër të lartë punëtorësh, nuk përfiton nga paketa e ndihmës financiare të qeverisë, pasi janë me xhiro vjetore mbi 14 milion lekë në vit dhe janë në listat e aktiviteteve të lejuara.  

Aktualisht kjo industri numëron mbi 25 mijë punonjës, të cilët rrezikojnë mbijetesën në këto kohë të pandemisë së Covid-19.

Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët është shpallur “Qy

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar vështirësitë me

Prokuroria e Tiranës ka thirur sot në pyetje tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt-ekspertizën dhe dolën në konklu

Në mbledhjen e nesërme që do zhvillojë Këshilli Bashkiak Durrës, një nga pikat kryesore është shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit: “

Këshilli Bashkiak Durrës do të mbajë mbledhjen e radhës ditën e premte, data 29.05.2020, ora 14:00.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Restoranteve Turistike në vend, për të dëgjuar

Vazhdon shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shijak.

Në këtë periudhë të vështirë pandemie, e gjithë vëmendja është te mjekët dhe infermierët.

Maturantët kanë kaluar tashmë gjysmën e fazës së konsultimeve për provimet e Maturës Shtetërore, por të zhvilluara në kushte strikte për

Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numër të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid-19.