Pandemia shtyn mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

29/06/2020 - 12:38

Pandemia shtyn mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Përkeqësimi i situatës me pandeminë ka detyruar Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela të shtyjë deri në një njoftim të dytë të mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbështetur në ligjin nr.115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë".

Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe garanton mbarëvajtjen e punës në ambiente të shëndetshme dhe vijimësi normale të veprimtarisë në ushtrimin e kompetencave në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, duke mbrojtur shëndetin e prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.

Përbërja aktuale e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk cenon vendimmarrjen e këtij organi dhe garanton mirëfunksionimin e tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID-19.

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësim

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar kë

Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën m

Përmes një postimi në Facebook, aeroporti i Rinasit ka njoftuar se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korr

Në fillimin e pandemisë në vendin tonë, të gjeje maskë mbrojtëse, doreza apo dezinfektant nëpër farmaci ishte një fat i madh!

"DurrësLajm" po publikon më poshtë listën e 10 pallateve dhe 1 shtese anësore të cilat pritet të shemben për shkak të dëmtimeve nga tërme

Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik mesditën e kësaj të

Shënohen 4 viktima të tjera nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar numrin në total në 101.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.