Panë "El Classico"-n me paratë e biznesmenit, "shërbim prove" për tre gjyqtarët e Durrësit

22/09/2020 - 14:28

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin "shërbim prove", për tre gjyqtarët të cilët akuzohen se kanë parë një ndeshje "El Classico" me paratë e një biznesmeni.

Apeli ka caktuar "shërbim prove" për gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Më pëtpara, pas hetimit dhe gjykimit maratonë, Krimet e Rënda shpallën fajtorë gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno si dhe biznesmenin Namik Sadiku, i cili akuzohet se ka paguar udhëtimin e tyre në Madrid për të parë ndeshjen e futbollit mes Real Madrid-it dhe Barcelonës.

Gjyqtarët e cilësuan vendimin të pabazuar në prova dhe paralajmëruan apelim. Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 2 vjet burg secili për veprën penale të korrupsionit, ndërkohë që biznesmeni Namik Sadiku, i akuzuar se u ka paguar atyre udhëtimin në Madrid, u dënua me një vit burg.

Tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe sipas Prokurorisë, udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Burimi:Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Punimet në sheshin “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së madhe të Tiranës, kanë hyrë në një fazë te re.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Altin Avdylaj dhe të mbrojtësit të tij

Në Durrës ka nisur puna për ndërtimin e pallateve të cilat u shembën me eksploziv nga IKMT pasi kishin pësuar dëmtime të rënda nga tërmet

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëven

Pas mesnatës së kësaj të diele, në rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja, në hyrje të Tiranës, do të ketë devijime të lëvizjes së automjet

Një grup prej 35 personash është dënuar me 192 vite burg në total nga Gjykata për Korrupsionin dhe  Krimin e Organizuar.

"Brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lotet e projektit për riparimin e muraturave në mjediset e përbashkëta në 458 pallatet e d

Dita e hënë do të sjellë sërish rrezet e diellit, pas dy ditëve me shi në të gjithë territorin.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e situatës Covid në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 299 q

Policia e Shtetit ka gjobitur 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.