Parada "Retro", zëdhënësja e DPSHTRR: Zgjodhëm Durrësin pasi as natyra s'u tregua shumë e mëshirshme me të (VIDEO)

15/08/2020 - 16:40

Dhjetëra makina të viteve '40-'80 kanë zbarkuar pasditen e djeshme në Durrës në ndalesën të dytë të stilit RETRO, organizuar nga Drejtoria  e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. 

Parada Retro solli në qytetin bregdetar 48 automjete të markave Ford, Benz, Chevrolete, Fiat, Roll Roys, të mirëmbajtura nga koleksionistët mbarë vendit.

Ina Haveri, drejtore e informacionit pranë DPSHTRR shprehet se kjo është ndalesa e dytë e automjeteve të tilla, pas Tiranës dhe synohet që të zhvillohet edhe në qytete të tjera.

"Eventi është konceptuar me paradën që e drejton skoda dhe ndiqet nga makinat e tjera retro", tha Haveri.

Petrit Bardhi ka sjellë në këtë ekspozitë një Volkswagen golf 1, një ekzemplar i rrallë me 4 dyer prodhuar në vitet 1974-1980. Ai shprehet se vështirësia për të ruajtur autovetura të tilla qëndron në faktin se nuk gjenden më pjesë këmbimi. 

Admirues të shumtë të modeleve të vjetra kanë pozuar pranë makinave të rrjeshtuara në sheshin “Liria” të Durrësit.

Më pas automjetet udhëtuan së bashku në rrugët e qytetit deri në Plepa, shoqëruar nga muzika cantry e përzgjedhur nga anëtarët e Hemingueit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarq

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë 2 pronarë su

Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Tarifa më të ulta për shërbimin funeral në Njësitë Administrative të bashkisë Durrës (ish-komunat).