“Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm!” Dhimbje dhe trishtim në mesazhet për ndarjen nga jeta të Xhino Koçës

13/08/2020 - 17:26

Me dhjetëra e qindra janë mesazhet prekëse në rrjete sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut durrsak Xhino Koça.

Të afërm, miq e dashamirës të çiftit të njohur Leonard dhe Lira Koça kanë shprehur dhimbjen e tyre për lajmin e trishtë të vdekjes së djalit të tyre. 29-vjeçari kreu mëngjesin e sotëm aktin ekstrem, duke lënë familjarët, të afërmit dhe shoqërinë të tronditur jashtë mase.

“Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm. Zoti ju dhëntë durim,forcë e ngushëllim,për të përballuar humbjen më tragjike në jetë. Shpirti i Xhinos pushoftë në paqe”,- shkruan një mike e stilistes Lira Koça, në mesazhin e saj.

“Dhimbja na ka kapluar te gjitheve. Nuk ka fjale ngushellimi sot per ty mikja ime.Behu e forte! Engjelli shkoi prane Zotit”,- shkruhet në një tjetër mesazh.

“Një lajm fatkeq, prishi qetesinë jo vetem te familjes suaj Lira por besoj si une edhe e gjithe miqve, atyre qe e kanë njohur apo jo!!! Lutjet e shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për gjithe ju familjen që Zoti t’i japi forcë në kete moment të vështirë të jetës”,- shkruan një tjetër mike e stilistes.  

Lajmi i trishtë që nisi të përhapej me shpejtësi mëngjesin e sotëm në Durrës tronditi thellë opinionin publik. Shumëkush që e njohu 29-vjeçarin Xhino nga afër i kishte sytë me lot mëngjesin e sotëm dhe nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur. Për të gjithë, ai ishte një djalë flori dhe mjaft i ndjeshëm; një i ri i shoqërueshëm dhe mjaft i përkujdesur deri për kafshët e rrugës, që nuk nguronte t’i ushqente sa herë i dilnin përpara.    

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Ministrave liroi nga detyra zëvendësministren e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi.

Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Covid 19 vijon të jetë prezent.

Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presidenciale, shqiptaro-amerikanët e shohin veten si një kategori votuesish që në sh

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Durrës shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë shënuar një rritje të ndjeshme.

Zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi është liruar nga detyra në mbledhjen e sotme të qeverisë. 

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë.

Ditën e sotme, Bashkimi Europian ka ndarë çmimet për gazetarinë investigative në Shqipëri, për vitin 2019.

Thirrjes së Kryetarit të Bashkisë, Elton Arbana për t'iu bashkuar të rinjve vullnetarë i janë përgjigjur shumë nxënës dhe studentë të Shi

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në or

Vazhdon numri i lartë i infektimeve në vend, Ministria e Shëndetësisë njofton se jane regjistruar 297 raste të reja dhe 4 humbje jete në