Gazetari investigativ Artan Hoxha, njihet për lajmet e bujshme që bën publike, dhe shumë herë kur ai paralajmëron diçka, ndodh.

Por, ditën e sotme ai ka pasur një takim me Forcat Speciale RENEA, ku duke e lidhur me situatën më të fundit në vendin tonë ka paralajmëruar, edhe pse me kode, nisjen e arrestimeve.

“Koha filloi”, thotë Hoxha, dhe në fund e mbyll postimin me “dorëzojeni vetë më mirë”. Komenti ironik i Hoxhës vjen pas zhvillimeve të fundit në vend, ku në qendër të tyre është ish ministri Saimir Tahiri dhe lidhjet e tij me bandën e Habilajve.

‘Koha filloi….

Djemte gati per aksion, se u ndryshken duke qendruar mbyllur ne repart.

Nje konsulte e specializuar sot ne mesdite me shtabin e forcave elite te Policise Shqiptare, RENEA, para nisjes se operacionit me emrin e koduar "Kush ma ka cakmakun"…

Keshilla e vetme qe mund te jap per ata ne liste-pritje:"Me mire dorezojini vet eshken, masatin dhe gurin e strallit, se cakmak e shkrepse jane lagur me kohe"…. shkruan Hoxha.