Paralajmërohet një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike në Durrës (VIDEO)

17/09/2019 - 12:42

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës po planifikon një aksion tjetër për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Këtë herë fokusi i IMT-së është përqendruar te dy lulishtet në krah të Muzeut të Dëshmorëve dhe te lulishtja në hyrje të Durrësit, në lagjen nr.17, të zëna nga dhjetëra lokale prej vitesh.

Pak ditë më parë, tek 40 lokalet që funksionojnë në këto zona është dërguar një njoftim zyrtar, ku i kërkohet pronarëve të këtyre subjekteve, që deri më datë 20 të dorëzojnë pranë këtij inspektoriati të gjithë dokumentacionin përkatës.

Kreu i IMT-së, Ardian Halili, bën të ditur për DurrësLajm se gjatë këtyre ditëve ata po presin nga pronarët e lokaleve dokumentet që faktojnë lejen për zënien e hapësirave publike. Nëse një dokumentacion i tillë nuk disponohet prej tyre apo nuk dorëzohet pranë inspektoriatit brenda afatit 10-ditor të parashikuar me ligj, më pas do të planifikohet ndërhyrja për lirimin e hapësirave publike, të zëna në mënyrë të paligjshme.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 21 shtator, ora 09.00. Pas kësaj faze, Inspektoriati do të planifikojë në një datë tjetër ndërhyrjen në terren në të dy zonat, ku ka një përqendrim të madh lokalesh. Kujtojmë se tek lulishtja në hyrje të Durrësit është ndërhyrë pak vite më parë për lirimin e saj nga ndërhyrjet abuzive të pronarëve të lokaleve, por pak javë pas aksionit hapësirat publike janë zënë sërish.

Aksionet e IMT-së gjatë muajit shtator janë në vazhdën e ndërhyrjeve që bashkia e Durrësit me institucionet në varësi po kryen për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Kreu i IMT-së Durrës thekson se aksioni për heqjen e 70 kioskave në të gjithë Durrësin është drejt fazës së përmbylljes dhe më datë 20 shtator është planifikuar një tjetër ndërhyrje tek Pallati i Sportit “Ramazan Njala” dhe tek Muzeu i Dëshmorëve. Në përfundim të aksionit, nuk do të ketë më asnjë kioskë të ngritur pa leje në qytetin bregdetar.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë kur pritet të mba

Pas lajmit për arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili, ka reaguar me një qendrim të unifikuar Profesorati i Universitetit Europia

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sh