Duke parë numrin në rritje të shqiptarëve që aplikojnë për viza turistike për në SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë ka vendosur të bëjë një paralajmërim.

Me një postim në faqen e "Facebook"-ut, Ambasada paralajmëron të gjithë qytetarët se me viza turistike nuk mund të punohet dhe jetohet në Amerikë.

Sipas Ambasadës, këto viza janë vetëm për udhëtime të shkurtra, si vizita te familjarët apo për turizëm.

Njoftimi i Ambasadës:

"Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara – si vizitat te familjarët apo turizëm. Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA!".