Qendra e Zhvillimit te Shoqërise Civile ka organizuar në  Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit me pjesëmarrjen e studentëve të vitit të parë të degës Psikologji-Sociologji dhe stafit akademik të këtij universiteti, një takim në të cilin është bërë njohja e pjesëmarrësve me konceptet e trafikimit, me rastet e trafikimit si dhe me kuadrin ligjor që vepron në Shqipëri, emigracioni.

Sipas Miriam Reçit, aktiviteti kishte për qëllim jo vetëm informimin e pjesëmarrësve, por edhe se si duhen ndërmarë hapa konkrete për një emigracion të sigurtë e se si duhet kërkuar sot emigrimi sipas ligjeve ndërkombëtare. Reçi thotë se edhe ndërkombëtarët flasin për targjedinë e jetëve njerëzore të trafkuara.

Në takimin me studentët, në fjalën e tij është ndalur mbi rreziqet e trafikimit edhe prefekti i Qarkurt të Durrësit Emiljan Jani, i cili ka sjellë detaje mbi rreziqet dhe mbrojtjen e viktimave si dhe për domosdoshmërinë e parandalimit të trafikimit.

Ky takim u zhvillua  në kuadër të projektit “Formimi i Liderëve Rinor për Mobilizim Komunitar”, zbatuar nga CSDC Durrës, me mbështetjen e Qendrës Ndërkombetare Olof Palme, financuar nga Qeveria Suedeze.