Policia Bashkiake dhe Policia e Qarkullimit Rrugor Durrës janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm për të siguruar mbarëvajtjen e maratonës sensibilizuese “Një hap për Durrësin”.

Siç duket nga fotot që DurrësLajm po publikon, efektivët e Policisë Bashkiake kanë marrë udhëzimet e fundit nga drejtuesi i tyre Vasip Çopa, para se të shpërndaheshin në pikat dhe kryqëzimet që u janë ngarkuar të mbikqyrin dhe të garantojnë rendin dhe sigurinë.

Aktiviteti starton në orën 09.30 dhe për të garantuar zhvillimin e tij pa asnjë problematikë, një pjesë e konsiderueshme e rrugëve kryesore të qytetit do të jenë të bllokuara.

Rreth orës 11.00 pritet të shpallen fituesit e këtij aktiviteti sensibilizues, ndërkohë që më pas atmosfera do të ndizet nga koncerti live që do të mbahet në sheshin “Liria”.