Këtë të enjte territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë, të cilat më të dukshme do të jenë në shtrirjen lindore.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe në vijim do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në vend duke sjellë reshje të izoluara në skajin verior.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.