Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, do të ketë vranësira, të cilat kryesisht në zonat malore priten të shoqërohen edhe  me reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë vlerat minimale në 15 gradë celsius dhe maksimale deri në 37 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, në drejtimin veri-perëndimor.