Dita e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë vransësira në zonat jugperëndimore dhe verilindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë mot të kthjellët.

Sipas "Meteoalb", temperaturat e ajrit do të jenë të pandryshueshme në orët e para të ditës, deri në mesditë, duke bërë që ekstremumet të variojnë nga 11 deri në 32-33 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h në drejtimin verior, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.