Parashikimi i motit, 13 janar 2018

13/01/2018 - 08:22

Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin por vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat kufitare Lindore.

Pasditja vijon kryesisht e vranët por priten edhe kthjellime të shkurtra në territor, më të dukshme në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër. Gjatë natës, vijon ndikimi i vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra në zonat Jugore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës duke bërë që të luhaten nga -3 në 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor dhe Verilindor ndërsa në det do gjenerohet dallgëzim 3 ballë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën kodrinore në fshatin Kuraten, në zonën e Ishmit.

Eliza është 6 vjeç. Deti e mahnit, po rrallë e sheh. Vjen shpesh në qytet, për të shoqëruar të ëmën nëpër seanca gjyqësore.

Ashtu si shumë qytetarë të Durrësit që ndeshen çdo ditë me pamjen e shëmtuar që ka lënë pas ndërprerja e punimeve në sheshin “Veliera”, m

Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij Shpresa, kanë rrëfyer sot, për emisionin “Kjo javë” në TV “News 24”, se si e mësuan arrestimin e djal

Anijet e flotës së peshkimit në Durrës po mbyten një e pas një, dhe armatorët durrsakë prej vitesh i janë druajtur këtij problemi.

Franco Frattini, ish ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, e kishte vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2013.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar homologun e tij në Maqedoni për votimin e ndryshimin të emrit, një ditë më parë në parlament. 

Mbrëmjen e kaluar, persona ende të paidentifikuar, kanë hedhur dhe djegur mbeturina në zonën e Shkozetit, pranë kolegjit privat.

Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së sotme parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta të cilat mbeten dominante deri në mesdi

Edhe përgjatë fundjavës moti do të vijojë të jetë i ngrohtë në vendin tonë.