Dita e enjte parashikohet me kthjellime të cilat do dominojnë gjithë territorin deri në orët e pasdites, kur vranësirat shfaqen fillimisht në perëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Mbrëmja sjell mbulim të territorit me vranësira, por pa mundur të gjenerojë shi. Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në të dyja ekstremumet termike të ditës, dukë variuar nga 11 në 32 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 kilometra në orë nga Veriu dhe Verilindja, ndërsa në det krijohet dallgëzim 2 ballë.