Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së sotme parashikohet të jetë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vranësirash në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të zhvillohen në zonat malore duke sjell në Verilindje dhe Juglindje reshje shiu gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi perëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.