Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen në zonat malore duke sjellë rrebesh në zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Ersekë me 12°C, ndërsa vlera maksimale në Lezhë dhe Gjirokastër me 35°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.