Pjesa më e madhe e vendit këtë të enjtje do të jetë me alternime kthjellime dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta në Veri të territorit sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.