Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës këtë të enjte do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Por në vijim vranësirat do të shtohen duke gjeneruar reshje afatshkurtra në zonat veriore dhe pjesërisht ato qëndrore të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Ersekë me 13°C, ndërsa vlera maksimale në Gjirokastër me 35°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.