Orët e para të ditës së premte parashikohen me kthjellimeve dhe vranësirave te lehta.

Por sipas MeteoAlb, në orët vijuese vranësirat do të shtohen, duke sjell gjatë pasdites dhe mbrëmjes reshje si fillim në zonat Jugore dhe Qendrore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.