Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë Shqipërinë duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta në territor.

Sipas MeteoAlb, në orët e pasdites vranësirat pritet të shtohen duke krijuar mundësi për reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 6°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.