Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Sipas MeteoAlb, në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat e thella malore pritet rishfaqje e flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.