Këtë të premte, vendi do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, sidomos në zonat veriore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të luhaten nga 7 gradë Celsius deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 1 ballë.