Sipas Meteoalb, vendi këtë të hënë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje herë pas here.

Temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.