Ditën e sotme, moti mbi vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta që do të mbizotërojnë gjatë paradites në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të paraqiten në zonat malore, ndërsa mundësia për reshje është shumë e ulët.

Pasditja dhe orët vijuese do të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të dominojnë në vend. Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit, por mbeten të pandryshuara në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 39°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor  duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.