Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri. Ndërsa pasditja sjell kalime vranësirash nëpër territor, më të theksuara në zonat verilindore-juglindore. Parashikohet që edhe gjatë orëve të natës të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish, ku vlerat minimale luhaten nga 6°C në zonat malore deri në 14°C në zonat e ulëta, ndërsa maksimumi në rang territori 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, deri e fortë në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.