Sipas MeteoAlb, vendi do të mbetet me vranësira të shpeshta këtë të martë, ku do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit.

Por gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, parashikohet përmirësim gradual i motit duke bërë që orët e natës të sjellin dominim të kthjellimeve. 

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.