Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së sotme parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta të cilat mbeten dominante deri në mesditë, kur vranësirat dendësohen në zonat malore, kryesisht veriore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira deri në orët e vona të natës, kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira në veri-verilindje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme veri-qendër duke u luhatur nga 6-27°C.

Era do fryjë kryesisht mesatare, deri e fortë në mbrëmje në zonat Veriore me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Ndërkohë në det vijon dallgëzimi do të jetë 4 ballë.