E enjtja e 21 qershorit do të vijojë me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore, por më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër ku priten shira afatshkurtër.

Sipas MeteoAlb, pasditja vijon me shira afatshkurtër në Juglindje por shira të izoluar në Veri dhe Qendër. Ndërsa temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante vlerat termike të mesditës duke ruajtur maksimumin mbi 32°C.

Era do të fryjë kryesisht lehtë, me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.