Deri në mesditë mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Më të dendura paraqiten në ekstremin verior duke gjeneruar shira lokale.

Pas mesditës pritet kthjellim gradual i motit dhe në këto zona duke bërë që në të gjithë territorin të kemi mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por në mesditë rriten duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28 °C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.