Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë prezente në vendin tonë edhe këtë të enjte, duke bërë që vranësirat të sjellin reshje afatshkurtra shiu gjatë paradites.

Por sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë përkohësisht motin në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.