Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje si fillim në zonat veriore dhe deri në mesdite shirat e pakët do të përfshijnë gjithë territorin.

Por sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm motin në Shqipëri. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.