Paraditja e kësaj të shtune parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por orët vijues shtojnë vranësirat, duke sjellë reshje në zonat veriore si fillim dhe në vijim shirat përfshijnë zonat lindore dhe jugore.

Po ashtu pjesërisht dhe qendrën ndërsa gjatë mbrëmjes do të rikthehen kthjellimet në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në Ersekë me 15°C, kurse vlera maksimale në Lezhë me 36°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.