Territori shqiptar këtë të shtunë mbetet në prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore të vendit tonë vranësirat do të jenë më të dukshme, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.