Orët e paradites së kësaj të të shtune paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, sipas MeteoAlb.

Ndërsa që nga mesdita dhe në vijim priten vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta dëbore në zonat Veri-Verilindore.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.